Gjoshi: Kurti s’mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin e Haki Abazin

Anëtari i kryesisës së PDK-së, Betim Gjoshi në rrjetin e tij social “Facebook”, i ka reaguar Kurtit lidhur me temën e Gjykatës Speciale.

Gjoshi ka thënë se Kurti nuk mund ta mbrojtë UÇK-në me Shkelzen Gashin e Haki Abazin.

“Albin K. nuk mund ta mbrojë UÇK-në me Shkelzen Gashin që e kishte emëruar këshilltar të tij në Qeveri dhe shkonte nëpër studio televizive duke akuzuar rrejshëm UÇK-në për krime. Nuk mund të mbrohet UÇK-ja me këshilltar që flasin sikur të ishin zëdhënës të Vukqeviqave të Serbisë. Nuk mund ta mbrojë UÇK-në një kryeministër që ditën kur e shkarkoi këshilltarin e tij për këto shpifje për shkak të presionit të madh publik, e inkurajoi atë që të vazhdonte t’i trumbetonte këto akuza”, ka shkruar ai