Gjoshi: Albin Kurti është njeriu që vetëm urrejtje ka ditur të mbjellë në mesin e shqiptarëve

Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi ka deklaruar se pas lajmit të fundit në lidhje me ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit, transmeton Gazeta Metro.

Gjoshi ka akuzuar Albin Kurtin se është politikani që sjellë vetëm urrejtje ka ditur të mbjellë në mesin e shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Gjoshi:

Miq të mi!

Kush ka dilema se kush është Albin K. po ju tregoj në pak pika –

1. Haki Abazin që i viziton Arkivat e Ushtrisë Kriminale të Serbisë e bëri Zëvendës të vetin në Qeveri.

2. Shkëlzen Gashin që e akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bëri Këshilltar Politik të vetin në Qeveri.

3. Në ditën që e liroi nga detyra për shkak të presionit publik, Albin K. e inkurajonte Shkëlzen Gashin që të vazhdonte debatin akuzues kundër UÇK-së prej një vendi tjetër.

4. Sot e kemi lajmin tjetër se prapë shqiptarët që janë viktima të Ushtrisë Kriminale të Serbisë janë fajtorë sepse reaguan me zemërim kundër deklaratave akuzuese dhe shpifëse të këshilltarit të Albin K.

Miq të mi!

Krejt këto zhvillime rreth vendit tonë janë “dhuratë” e një njeriu që vetëm urrejtje ka ditur të mbjellë në mesin e shqiptarëve.

Këto janë ditë të rënda, por jam shumë optimist se do t’i kalojmë ashtu siç kemi ditur në të kaluarën.