Gjenden mbetje mortore në Klinë, njoftohet njësiti për të zhdukur

Në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur disa mbetje mortore.

Në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur disa mbetje mortore.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Mbetjet mortore u hasën gjatë disa punimeve në kanalin e ujësjellësit, ndërsa tani është njoftuar edhe njësiti për të zhdukur.

“Rreth ores 13:00 Policia e Klinës është njoftuar nga një fshatar se në fshatin Pogragje të Klinës, gjatë punimeve në kanalin e ujësjellësit kanë hasur mbetje mortore. Pas marrjes së informacionit Policia ka dalë në vendngjarje. Është njoftuar njësiti për të zhdukur, ndërsa ende nuk dihet se për cka bëhet fjalë”, tha Gashi.