Fytyra e Bridgersit 6-vjeçar ka shenja nga kafshimi i qenit, por prapë ai shikon guximshëm para aparatit fotografik dhe vendos dorën te motra e vet.
Këtë foto e ka postuar tezja e Bridgersit, Nicole Walker nga Wyoming i SHBA-ve në rrjetet sociale, derisa ka rrëfyer ngjarjen, që kishte ndodhur më 9 korrik, transmeton lajmi.net.
Motra e vogël e Bridgersit ishte ndjekur nga një qen që po tentonte të kafshonte atë. Gjashtëvjeçari ishte futur në mes dhe qeni e kishte kafshuar disa herë në fytyrë e kokë.
e mori motrën për dore dhe vrapoi në siguri”, ka rrëfyer tezja e Bridgersit.
U deshën 90 qepje për t’ia mbuluar vogëlushit plagënnë fytyrë.
“Ai tha se nëse dikush duhet të vdiste në atë moment, atëherë ai e jo motra e tij”, ka thënë tezja. /Lajmi.net/
