Ganja: Krejt PDK-ja mu qu n`kom me votu Vjosën, Unë nuk e votoj !

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka tregur se as ajo e as partia nuk do të japin votë për Vjosa Osmanin presidente.

Sipas Musliut, Vjosa Osmani nuk dihet se çka përfaqëson.

‘’Vjosa Osmani a e përfaqëson Rugovizimin, a Albinizmin. Sepse nuk po dijmë cka përfaqëson. Unë nuk e di kënd e përfaqëson. Cilën rrugë, e frymë partiake. Jemi të bindur se s’ka votë nga ne për Vjosa Osmanin’’, ka thënë ajo në DPD.

‘’Edhe nëse krejt PDK e voton, unë nuk e votoj’’