FSK’ja blen autoblinda nga Amerika për Ushtrinë e Kosovës

Ushtria e Kosovës vazhdon të furnizohet me mjete të blinduara nga Shetet e Bashkuara të Amerikës. Këta së fundi kanë porositur autoblinda për ushtrinë, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë mbrëmjes kanë mbërrritur nga SHBA kontigjenti i radhës i automjete të blinduara. Këto atomjete të blinduara janë të tipit Humvee (HMMWV/USA) për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë ka konfirmuar për IndeksOnline, i pari i FSK’së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

“Ne i kemi blerë, ato autoblinda. Vitin e kaluar e kemi nënshkruar kontratën ndërsa dje kanë ardhur pjesa e parë e në vazhdim do të vijnë edhe të tjerat”, tha shkurt Rama.

Ushtria e Kosovës vazhdimisht po përmison kapacitet e saj logjistike, duke u pajisur me artileri të rëndë, për nevojat e saj. Mbrëmë kanë ardhur edhe makina (HMMWV/USA) për Forcat tona Special Ushtarako – Policore.