Fshati Blatten në Zvicër ende në rrezik

Në vendpushimin alpin zviceran të Kanderstegut, zyrtarët po mbikëqyrin me vëmendje majën shkëmbore që po shembet gradualisht, e cila qëndron mbi shtëpitë dhe hotelet piktoreske të zonës. Një rrëshqitje gjigante mund të fundosë një fshat pranë.
Shkatërrimi i Blattenit në fund të majit, një fshat me rreth 300 banorë, në luginën Loetschental, nxori në pah rreziqet në vargmalet alpine, teksa temperaturat po rriten.
Blatten u evakuua përpara se një masiv akulli të shkëputej dhe të shkaktonte një përmbytje të fuqishme me miliona metra kub akull, dheu dhe shkëmbinjsh, e njëjta situatë për të cilën Kanderstegu ka qenë duke u përgatitur prej vitesh.
“Ngjarja në Blatten na ka tronditur. Kemi pasur lidhje të ngushta si partnerë komunitetesh. Kemi njerëz këtu që punojnë në Kandersteg dhe vijnë nga Blatten, të cilët tani k“Shembulli më i mirë aktual është Kanderstegu, ku tashmë po vërejmë lëvizje të shpatit malor. Ky vend ka një histori të gjatë me rrëshqitje shkëmbore. Rreth 3,000 vjet më parë ka ndodhur një rrëshqitje e madhe me rreth 800 milionë metra kub material. Paqëndrueshmëria aktuale përfshin rreth 12 milionë metra kub—vetëm një pjesë e mbetur nga ajo rrëshqitje e vjetër, e cila tani është riaktivizuar”, shprehet Robert Kenner, ekspert mjedisi.
Qyteti me rreth 1,300 banorë ka investuar mbi 11 milionë franga zvicerane në masa parandaluese, përfshirë diga për frenimin e përmbytjeve. anë humbur gjithçka. Të prek thellë. Mbetesh pa fjalë kur sheh pamjet. Por, siç e thashë, kjo është pjesë e jetës sonë këtu”, thotë René Maeder, kryetar i komunës Kandersteg.
Kanderstegu tani është pajisur me diga të reja, dhe në terren kryhen monitorime me GPS, radar dhe dronë.
Që nga viti 2018, kjo zonë përjeton rrezik të shtuar, kur maja shkëmbore Spitzer Stein, që ngrihet mbi fshatin alpin, nisi të humbiste lartësi. Sensorët GPS kanë regjistruar lëvizje deri në 70 cm në ditë në atë zonë.
Sigurisht që shqetësohemi, sidomos pas rrëshqitjes në Blatten dhe gjithë atij tmerri. Diçka mund të ndodhë edhe këtu, por mendoj se përgatitjet janë serioze”, shton një tjetër.
Megjithatë, jeta vazhdon normalisht, përfshirë edhe turizmin.
“Malet gjithmonë lëvizin. Asgjë nuk është 100% e sigurt. Dhe kjo është pjesë e realitetit tonë. Aty afër nuk ka shtëpi apo bagëti, vetëm disa kafshë të egra që mund të rrezikohen. Por personalisht, nuk jam i shqetësuar”, thotë një tjetër banor.
René Maeder thekson se ky fenomen do të prekë të gjithë rajonin alpin, nga Austria në Francë, përgjatë gjithë Alpeve, por edhe në vargmalet e tjera. Aktiviteti sizmik dhe paqëndrueshmëria gjeologjike janë sfida serioze për malet e rajonit.