Francezët përgënjeshtrojnë Presidentin Thaçi

Pas Ambasadës së Britanisë së Madhe, raportimin e Kohës Ditore për “bllokun” ndaj presidentit të vendit e ka demantuar edhe Ambasada e Francës në Prishtinë.

Nga kjo Ambasadë thonë se kanë kontakte të rregullta me të gjithë liderët politik dhe institucional në Kosovë dhe se nuk e bllokojnë komunikimin me asnjërin prej tyre.

“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politik dhe institucional dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre”, thuhet në reagim.

Koha Ditore ka raportuar sot se pas publikimit të aktakuzës së Speciale, misionet e huaja në vend, përfshirë atë të Britanisë së Madhe e Francës, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.