Formula 1/ Dominim i McLaren, Norris triumfon në Hungari



Lando Norris i McLaren fitoi Çmimin e Madh të Hungarisë pas një gare të menaxhuar mirë me vetëm një ndalesë në bokse, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Ky i fundit tentoi parakalimin në fund, por nuk arriti dot ndaj britanikut.

Charles Leclerc, që e nisi nga “pole position”, udhëhoqi për gjysmën e garës por ra në vendin e katërt pas problemeve me makinën dhe strategjinë e gomave.


Ai u tejkalua edhe nga George Russell i Mercedes-it, i cili më pas u penalizua me pesë sekonda dhe plotësoi podiumin me dy pilotët e McLaren.

Norris regjistroi fitoren e gjashtë të sezonit dhe të tretën në katër garat e fundit. Për McLaren, kjo ishte fitorja numër 200 në historinë e saj në Formula 1.

Fernando Alonso përfundoi i pesti me Aston Martin, ndërsa Gabriel Bortoleto me Sauber zuri vendin e gjashtë. Gara u karakterizua nga taktika e ndalesave dhe performanca e gomave në kushte të ndryshueshme.

Nga rubrika

Back to top button