Një 57-vjeçar nga Britania, Ali Sakalliogllu ka fituar betejën me koronavirusin pas 222 ditësh i shtruar në spital.
Mjekët ishin të mendimit se ai nuk do t’ia dilte, madje tre herë kishin thirrur fëmijët e tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
57-vjeçari ka dalë nga intubimi dhe është shëruar. Ai do të festojë Krishtlindjet pranë njerëzve të zemrës.


