Fitore Pacolli nuk tërhiqet: Fjala “këlysh” nuk është e rëndë për kryeministrin Hoti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një postim të saj në rrjetin social Facebook para disa ditës i është referuar kryeministrit Avdullah Hoti si këlysh.

E në emisionin “Frontal” ka treguar se pse e ka krahasuar me këlysh Hotin.

Është shumë me rëndësi që në vendin tonë merret më seriozisht atë që e themi se sa ajo që e bëjmë. Është menduar nga kontrolli që Thaçi po i bën Avdullah Hotit. Disa e kanë shpjeguar si vullgare por nuk është vullgare sepse në imagjinatën time s’ka asgjë vullgare përkitazi këtij termi”, ka thënë Pacolli.

Tutje deputetja ka theksuar që shprehje të tilla përdoren edhe nga liderët amerikanë e ndërkombëtarë.

“Për mu nuk është e rëndë fjala këlysh, psh Byden i ka thënë Trumpit këlysh në raport me Rusinë. Njëjtë ka bërë Hilary me Trumpin është e njëjta, edhe une e kam menduar në këtë mënyrë,”, ka thënë Pacolli në emsionion Frontal.