Facebook-u dhe Google-i dështuan në heqjen e reklamave mashtruese

Në bazë të mbikëqyrësit të konsumatorit, Facebook-u dhe Google-i kanë dështuar në heqjen e reklamave mashtruese në internet pasi viktimat i kanë raportuar ato.

Agjencia e lajmeve, BBC, zbulon se Google-i kishte dështuar të hiqte 34 për qind të reklamave mashtruese të raportuara krahasuar me 26 për qind të Facebook-ut.

Studimi i mbikëqyrësit të quajtur Which, vjen pas deklarimeve të të dyja kompanive se do të hiqnin reklamat mashtruese nga platformat e tyre pasi janë të ndaluara.

Sipas tij, 15 për qind e të anketuarve kishin qenë viktima të një reklame mashtruese dhe se e kishin raportuar atë. Ndërkohë, 27 për qind kishin qenë të Facebook-ut dhe 19 për qind të Google-it.

Ndërkohë që 43 për qind e të anketuarve kanë pranuar që nuk kanë raportuar. Për Facebook-un sepse dyshonin se mund të rregullohej diçka. ndërsa në Google sepse procesi i raportimit ishte kompleks dhe i paqartë.

“Kombinimi i mosveprimit nga platformat në internet kur raportohen reklamat mashtruese, nivelet e ulëta të raportimin nga viktimat dhe lehtësia me të cilën reklamuesit mund të postojnë reklama të reja mashtruese edhe pasi të jetë hequr reklama origjinale, sugjeron që platformat në internet duhet të marrin një qasje shumë më proaktive”, ka thënë Which.

Kjo për të parandaluar që përmbajtja mashtruese të mos mund të arrijë viktimat e mundshme.

Ndërkohë, mbikëqyrësi ka nisur një shërbim pa pagesë për të paralajmëruar konsumatorët për taktikat më të fundit të përdorura nga mashtruesit.

“Nuk ka dyshim se gjigantët e teknologjisë, rregullatorët dhe qeveria, duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të parandaluar lulëzimin e mashtrimeve”, ka thënë eksperti i të drejtave të konsumatorit te Which, Adam French.

“Platformave online duhet t’u jepet një përgjegjësi ligjore për të identifikuar, hequr dhe parandaluar përmbajtjet e rreme dhe mashtruese në faqet e tyre”, ka shtuar ai.