Evra thotë se Xhaka s’ka më vend në Arsenal

Patrice Evra, legjenda e Manchester United, beson se Granit Xhaka nuk ka më vend në Arsenal.

Ai ka thënë se është koha që mesfushori shqiptar të largohet njëherë e përgjithmonë nga ‘Topçinjtë’, që deshi ta bëjë edhe në janar të këtij viti, pas incidentit me tifozët në Emirates.

Në ndeshjen që Arsenali e zhvilloi me Burnley, mesfushori shqiptar e humbi  kontrollin në minutën e 58-të duke e kapur për fyti futbollistin mysafirë.

Gjyqtari fillimisht e ndëshkoi me të verdhë, por pas rishikimit me anë të VAR-it, kartoni i verdh u largua për ta ndëshkuar direkt me të kuq.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan shumë mirë mysafirët që shënuan golin e fitores për 1-0 në minutën e 74’.

Tani, Evra beson se ka përfunduar gjithçka për Xhakën në Londër.

“Incidenti që ndodhi është e papranueshme. Nuk kam asgjë kundër këtij lojtari, por mendoj se është koha të thotë; ‘E dini çka djema, kam bërë mjaft këtu, jam duke i lënduar tifozët, jam duke i lënduar shokët e skuadrës, jam duke e lënduar trajnerin, më lini të shkoje”