Eskalon përleshja në Viti, përdoren edhe armët

Policia ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri pas një përleshjeje, raporton Express

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Viti, ku tre persona kanë pasur një mosmarrëveshje e cila ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me dy viktimat meshkuj kosovar, ka ardhë deri te kacafytja mes tyre, ku me pas i dyshuari ka shtënë me armë zjarri ,viktimat kanë arritur ti largojnë armen duke e hedhur në tokë”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

Policia ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë.