Erdogan e uron Osmanin: Kam besim se marrëdhëniet tona vëllazërorë do të forcohen

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka telefonuar Vjosa Osmanin për ta uruar për postin e presidentes, ndërsa ka shprehur besimin në fuqizimin e mëtutjeshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Erdogan ka uruar Osmanin për postin e presidentes, ndërsa ka bërë të ditur se kanë diskutuar në telefon ed për marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale.

“Sot e përgëzova atë duke bërë një telefonatë me Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë bisedës tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale.”, ka shkruar Erdogan

Tutje Erdogan ka potencuar se ka shprehur besimin në miqësia historike dhe marrëdhëniet vëllazërorë do të forcohen në epokën e re.

“Unë gjithashtu u shpreha se besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen në epokën e re. Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, ka shkruar tutje Erdogan.

”Sot e përgëzova atë duke bërë një telefonatë me Presidenten e re të Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë bisedës tonë me z. Osmani-Sadriu, ne diskutuam marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjet rajonale. Unë përmenda qëndrimin konstruktiv të shoqërisë turke, e cila është një pjesë integrale e strukturës multikulturore të Kosovës, gjatë krijimit të një qeverie të re dhe proceseve zgjedhore Presidenciale. Unë gjithashtu u shpreha se besoj se miqësia historike dhe marrëdhëniet e vëllazërisë do të forcohen në epokën e re. Në takimin tonë, unë deklarova se bashkëpunimi shumëplanësh midis vendeve tona kontribuoi në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit”, ka shkruar Erdogan në Facebook./PolitikaJashtme/