Ekzekutim mafioz në Elbasan, vritet 34 vjeçari

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur këtë pasdite në lagjen 28 nëntori në Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një 34 vjeçar i identifikuar si Emiljano Ramazani. I riu është ekzektuuar me 5 plumba teksa ishte në makinën e tij.

34 vjeçari rezulton të jetë me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Pas vrasjes atentatorët janë larguar me një makinë në drejtim të Paprit dhe më tutje kanë djegur makinën e janë larguar.

Policia, forcat e ndërhyrjes së shpejtë si dhe forcat speciale RENEA kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet./Express