Edi Rama me xhaketë që kushton mbi 3 mijë euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është parë së fundmi me një xhaketë e cila kushton hiç më pak se 3 mijë e 175 dollarë apo saktësisht 2,587.30 Euro.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222120165264910&id=1586310601

Është aktori Genc Sejko ai i cili e ka publikuar fotografinë e Ramës me këtë xhaketë dhe çmimin e saj, shkruan Reporteri.net.

Sejko ka thënë se kryeministri Rama dikur deklaronte 3 mijë euro kursime, ndërsa sot i shpenzon ato për një xhup.

Veshja e Ramës në paraqitjet e tij publike, shpeshherë ka marrë vëmendje të madhe dhe është komentuar mjaft shumë.

Shpesh nuk vishet as sipas rregullave të protokollit, ku në vitin 2018 për Ditën e Flamurit isht e shfaqur i veshur me një xhaketë të gjatë kundër shiut dhe me pantallona aspak serioze.

Rama është përfolur shumë për veshjet e tij, qoftë edhe vetëm me thyerjen që iu ka bërë kostumeve serioze me atlete të bardha. /Reporteri.net