Edhe një mjek kosovar vdiq nga Covid-19

Mjeku Sabejdin Smoni ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, i cili ka thënë vdekja e tij është një humbje e madhe.

“Një humbje e madhe për familjen dhe komunitetin e mjekëve. Një lajm i trishtë nga një vdekje e hershme e një njeriu që tanë kohën ishte në sherbim të së mirës. Pusho në paqe kolegu dhe miku im. Familjarë, kolegë dhe miq pranoni ngushllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe nga Drejtorija e QKMF-Prizren”, ka shkruar Elezkurtaj në “Facebook”./21Media