Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, ky është viktima

16 minuta më parë

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë, ky është viktima

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë një burrë i moshës 61 vjeçare nga Fushë Kosova, i cili ka qenë i infektuar me Covid-19

Lajmin për Politikajashtme e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

Kjo është viktima e dytë sot, pas një 67 vjeçari nga Peja i cili ishte i prekur nga koronavirusi dhe vdiq në spitalin e këtij qyteti

Ndryshe, që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30.567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

Prej tyre 5.617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në 2.811, ndërsa 2676 raste mbesin aktive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.