E rëndë: Gjendet i vdekur pas një muaji mësimdhënësi nga Rahoveci

Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot kanë gjetur trupin e pajetë të mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, shkruan Gazeta Metro.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22cshkurt dhe janë realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes “Trepça”.

Përpos FSK-së, lajmin për gjetjen e trupit të pajetë të mësimdhënësit 47-vjeçar e konfirmoi edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi”, shkroi ndër të tjera Latifi.

Njoftimi i plotë i kryetarit:

Sapo jam njoftuar nga ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, se sot është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit Naim Gashi nga fshati Sapniq.

Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre.

Familjes Gashi, miqve dhe mësimdhënësve ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e një njeriu të urtë, mësimdhënës i zoti ashtu siç ishte Naimi

Në vend të ngjarjes janë edhe ekipet e

Mjekësisë ligjore, Policia e Kosovës dhe të gjitha njësitet relevante të cilat i falënderoj poashtu për ndihmën dhe bashkëpunimin!