E diela relaksuese e Thaçit, pas Sharrit çajin e pasdites e pi bashkë me prindërit në Burojë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi me t’u kthyer në Kosovë pas intervistimit katër ditor në Gjykatën e Hagës, ka vizituar bukuritë e maleve të Sharrit, e pas tyre çajin e pasdites e ka shijuar me prindërit në Burojë, në vendlindje, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ka shkruar se çajin po e shijon me prindërit.

“Çajin e pasdites me prindërit në Burojë”, ka shkruar Presidenti mbi foton me prindërit.

Çajin e pasdites me prindërit në Burojë. HTH

Posted by Hashim Thaçi on Sunday, July 19, 2020