E dhimbshme: Ky është 15-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik në Sekiraçë të Podujevës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Sekiraçë, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, ku si pasojë ka humbur jetën një person i mitur

Viktima është Benjamin Hasani, 15 vjeç, nxënës i shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Enver Maloku” në Podujevë.

Pas lajmit për ngjarjen tragjike, shkolla ka reaguar me një njoftim publik, duke shprehur dhimbje të thellë për humbjen e nxënësit të tyre.

Me pikëllim morëm lajmin për aksidentin tragjik ku humbi jetën nxënësi ynë, Benjamin Hasani. Humbja e tij është e madhe për familjen, arsimtarët dhe shokët e klasës. Do të të kujtojmë gjithmonë me mall”,“> thuhet në reagimin e shkollës “Enver Maloku”.

Nga rubrika

Back to top button