Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturën dhe nxiti dy shoqet e saj të konsumonin drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 40-vjeçarin Rinald Rakipaj, i arrestuar dy ditë më parë.
40 vjecari akuzohet për veprën penale “ Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “nxitja për përdorimin e drogës”.
Ngjarja është regjistruar më datë 22 mars, ndërsa Rakipas dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një 15-vjeçare.
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar “arrest me burg”, kërkesë e pranuar nga gjyqtari Bevil Beqiraj i cili ka drejtuar seancën e masës së sigurisë.
40-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër për të cilin ka nisur procedimi penal, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajza të tjera të mitura, 15 dhe 16 vjeç të konsumojnë lëndë narkotike./vizionplus.tv