Dy vdekje dhe 104 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 104 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKHSHPK.

Këto shifra kanë dalë nga 889 mostra sa janë testuar gjithsej, shkruan Reporteri.

IKSHPK njofton edhe për 42 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 1.393.

Rastet e sotme pozitive janë nga: komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.