DURIQI: ERDOGANI PËRMES NDËRTIMIT TË XHAMISË PO PËRPIQET TË NA RIPUSHTOJË KULTURALISHT

Autori i emisionit dokumentar InDoks, Visar Duriqi ka thënë se përmes ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë po tentohet që Kosova të ripushtohet kulturalisht nga Turqia.

Fillimisht Duriqi ka deklaruar se nuk është kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër formës së ndërtimit të saj.

“Unë nuk jam kundër xhamisë me t’u ndërtuar, jam kundër formës së xhamisë se si është ndërtu”, ka thënë Duriqi. “Kjo xhami nuk është xhami për falje por deklaratë politike e Erdoganit”.