Dua Lipa tërë shkëlqim, e bukur dhe me shumë stil!

Dua Lipa është padyshim artistja më e kompletuar në botë dhe vetëm pak ditë më parë u bë këngëtarja më e dëgjuar në Spotify.

24 vjeçarja krahas zërit dhe sukseseve në karrierë, është edhe një femër e bukur, joshëse dhe vjen çdo herë me një stil unik në veshje, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja prishtinase shpesh herë eksperimenton me dukjen e saj e sidomos flokët me të cilat luan me ngjyra të ndryshme.null

Por, ditë më parë ylli kosovar i muzikës botëror u rikthye në flokët e saj natyrale të zeza e që i shkojnë për mrekulli.

Duke qenë mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, Dua është aktive me imazhe nga më të ndryshme, në një të tillë së fundi erdhi tejet joshëse.

E veshur e tëra në xhinse të kombinuar me një bluzë rozë dhe taka të larta, Dua shkëlqente nga bukuria.

Ndërkohë, Dua së fundi po shijon sukseset e këngës së fundit “Un dia (One day) që e solli në bashkëpunim me artistët latin, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy./Indeksonline/