Dua Lipa tërbon serbët! Nxjerr flamurin ‘Autochtonous’ dhe u tregon sllavëve nga kanë ardhur (Foto)

Shqiptarët në mbarë botën kanë nisur një fushatë për futjen e Kosovës si shtet në hartat e kompanisë “Apple”.

Veç qytetarëve të thjeshtë, kësaj fushate i janë bashkuar edhe fytyra të famshme, mes tyre Dua Lipa e Rita Ora.

Dua, në profilet e saja në rrjetet sociale, postoi dje për t’i kërkuar Apple-it që ta fusë Kosovën në hartat e veta. E pas këtij postimi, ishte këngëtarja serbe, Jelena Karleusha, ajo që ia kushtoi Duas një postim në “Instagram”.

Ajo, pasi i tha Duas se e duan në Serbi, kërkoi nga këngëtarja jonë që ta lë nacionalizmin anash, e të shpërndajë dashuri.

Pas publikimit të fotos së flamurit dhe tekstit sipër, reagime të shumta u panë në këtë postim. Veç përkrahjes nga shqiptarët, u panë komente nga komentues serbë, të tilla si: “Kosova është serbi”, “Ajo po kërkon një lu ftë tjetër”, e të tjera të ngjashme./Zëri

Flamuri me mbishkrimin “autochthonous” u bë i famshëm tetorin e vitit 2014 kur fluturoi mbi stadiumin e Beogradit teksa po zhvillohej ndeshja për kualifikime të Evropianit mes Serbisë dhe Shqipërisë./Zëri