Dramë në Kuvend: Adelina Grainca e PDK’së i bashkohet Vetëvendosjes

Ajo që nuk pritej, ka ndodhur gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit. Një deputete e PDK’së, i është bashkuar grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Deputetja e re e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Adelina Grainca, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe liderin e VV’së, Albin Kurti.

Pjesëmarrja e saj në seancë, e bën edhe më të sigurt zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit, pasi edhe ajo pritet të marrë pjesë në votim.