Divorcohen Meta dhe Kryemadhi

Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës vendosi këtë të premte zgjidhjen e martesës mes ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit nuk u paraqit në seancë, por gjykimi i kërkesës u bë në prezencë të vetë Metës i cili u shoqërua nga paraburgimi 313, ku po qëndron që prej tetorit 2024.
Ish-presidenti Ilir Meta në 20 Qershor të vitit të shkuar dorëzoi kërkesë padi për divorc.
Motivacion për ndarjen sipas kësaj kërkesë ishte krisja e marrëdhënies nga mos dakordësitë dhe kontradiktat që kishin lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike.
Meta dhe Kryemadhi kishin 27 vite martesë nga e cila kanë edhe 3 fëmijë
Të dy janë nën hetim nga SPAK për 3 akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.