Disa nga dobitë e çajit të blirit

Çajit të blirit, ndryshe i thonë edhe nektari i shëndetit, pasi që vlerat shëndetësore të kësaj bime janë të paimagjinueshme. Lulja e blirit në versionin e saj të thatë mund të bëhet një çaj i shijshëm dhe me aromë të fortë. Lëngu dhe lulja vetë kanë një nivel të lartë përbërësish të çmuar, flavanoidë dhe substanca të tjera që e bëjnë blirin si bimën më të besueshme.

Çaji i blirit është  efikas kundër ftohjes, shtypjes së lartë të gjakut, te ngërçet, reumës, e shumë të tjera.

Qershori thuajse nuk mund të merret me mend pa aromën e këndshme të blirit. Në fillim përdoreshin vetëm gjethet e blirit, e më pas filluan që të përdoreshin edhe lulet e tij. Çaji i blirit ka efekt qetësues te pagjumësia dhe nervozizmi, po ashtu zbut kollën dhe lehtëson nxjerrjen e këlbazës. Në përdorim të jashtëm, lulet e blirit mund të jenë të dobishme te plasja e lëkurës, kafshimi i insekteve dhe te irritimi i lëkurës. Bliri është efikas edhe kundër sëmundjeve që karakterizohen me rritje të temperaturës. Lulet duhen mbledhur ende pa çelur dhe duhet të thahen, por jo në rreze të diellit. Çaji i blirit, megjithatë, nuk iu preferohet shtatzënave dhe grave gjidhënëse.

Stimulon qarkullimin, përmirëson tretjen, lehtëson dhimbjen e shkaktuar nga gazrat, lehtëson dhimbjet menstruale, stimulon oreksin, heq ankthin dhe simptomat e tij.

Është i dobishëm në luftën kundër arteriosklerozës, inflamacionit vaskular, angjinës pectoris dhe infarktit.

Ky lloj çaji ka ndikim edhe në forcimin e imunitetit , heqjen e celulitit, zbutjen e djegieve. Po ashtu ai ndikon edhe te personat që kanë probleme me diarrenë dhe ftohjen.