Diçka e rrallë: Jupiteri dhe Saturni do të ‘takohen’ me 21 dhjetor, për herë të fundit ka ndodhur në Mesjetë

Planetët më të mëdhenj, dy gjigantët e gazit do të takohen në muajin e ardhshëm, takim ky i cili nuk është parë që nga mesjeta ose saktësisht në vitin 1226. Ata do të duken si një planet i dyfishtë, transmeton Gazeta Metro

Dy planetët më të mëdhenj në sistemin diellor, Jupiteri dhe Saturni para shumë shekuj më parë kishin magjepsur astronomët. Ngjarja e rrallë do të ndodhë përsëri pas perëndimit të diellit më 21 dhjetor 2020, që njihet ndryshe, fillimi i sitinës se dimrit. Ngjarja ndodhi për herë të fundit në 1226.

Rreshtimet midis këtyre dy planetëve janë mjaft të rralla, por ky bashkim është jashtëzakonisht i rrallë për shkak të asaj se sa afër planetit tonë do të shfaqen me njëri-tjetrin”, tha astronomi i Universitetit të Rajsit Patrick Hartigan.

“Ju do të duhet të ktheheni deri pak përpara agimit të 4 Marsit 1226, për të parë një rreshtim të tillë dhe të përafërt midis këtyre objekteve të dukshëm në qiellin e natës’’, tha ai.

“Në mbrëmjen e 21 dhjetorit ata do të duken si një planet i dyfishtë”, shpjegoi Hartigan.

Gjithashtu ai shtoi se adhuruesit e teleskopit duhet patjetër të gjejnë kohë atë natë, që mos të rrezikojnë të presin një kohë të gjatë për ngjarjen tjetër. Të dy planetët nuk do të jenë aq pranë njëri tjetrit deri në 15 Mars 2080 dhe tjetri takim diku pas vitit 2400, shpjegoi Hartigan.