Deputetja e PDK-së me kritika për qasjen e Kurtit rreth dialogut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, rreth qëndrimeve të tij për dialogun me Serbinë.

Musliu – Shoshi, ka komentuar një intervistë të Kurtit dhënë për RTK, ku ka folur për idenë e tij rreth zgjidhjes së çështjes me Serbinë.

Deputetja Musliu-Shoshi, ka thënë se deklarimet e Kurtit janë njëlloj sikurse kur ishte në opozitë dhe fushatë zgjedhore.
Sipas Musliu – Shoshit, për Kurtin, ëndërr është Bashkimi Evropian, Jo Shqipëria e Madhe.

Shkrimi i plotë i deputetes Ariana Musliu-Shoshi:

Me vëmendje po i ndjek prononcimet e z.Kurti në institucionet e BE-së, por veç Albin Kurtin e opozitës e fushatës zgjedhore nuk po e shoh. Dmth deklaratat e paraqitjet dhe qendrimet e njejta i ka me paraardhësit e tij.

Për z. Kurti, ëndërr është Bashkimi Evropian, Jo Shqipëria e Madhe.

Po duket se dialogun nga pika e 4-të në pikën e 1-rë e vendosi. E harroi moton e VV: Jo Negociata, Vetevendosje!

Z. Kurti tani po kërkon normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por asnjëherë nuk përmendi njohjen finale reciproke, nuk u përmendi as SHBA!

MSA-ja shihet urë bilaterale në mes të Brukselit dhe Prishtinës, ndërsa në vitin 2015 z.Konjufca (shef i GP te LVV-së)kishte deklaruar se nënshkrimi i MSA-së kishte ndodhë “si rezultat i nënshtrimit të Kosovës ndaj Serbisë”.

Diaspora vlerësohet për të ardhurat që sjellë pra 💰 dhe vota, për këtë arsye edhe vaksinimi i popullatës së është i rëndësishëm jo për qytetarët tanë që çdo ditë humbin jetën.

z.Kurti kishte thënë nuk shkon në dialog pa kërkim falje nga Serbia e pa u gjetur personat e pagjetur, prej të cilëve tani thotë se 1/3 nuk janë shqiptarë!