Deputetja e AAK’së kërkon që 170 eurot e punëtorëve të dalin para Bajramit

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që 170 eurot e punëtorëve të paguhen nga Qeveria para festës së Bajramit.

Këtë kërkesë Kadaj e bëri në llogarinë e saj në Facebook.

Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit”, ka shkruar ajo

170 EUROT E PUNËTORËVE TË PAGUHEN PARA FESTËS SË BAJRAMITApeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më…

Posted by Donika Kadaj Bujupi on Monday, July 27, 2020