Deklarata e vjetër e Donika Gërvallës: Do të dërgoj materiale në Hagë sapo të formohet Specialja

Ish deputeti i PDK, Gani Koci, ka postuar në Facebook një deklaratë të para disa viteve të ministres së tanishme të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, sic thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

Lexo Edhe:
Bill Gates ndahet nga gruaja pas 27 vitesh
“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaci që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaci. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla në Dukagjin.

Gërvalla tani është ministre e Jashtme e Kosovës në Qeverinë Kurti 2. Ajo mori kritika edhe për fjalimin e saj në KS të OKB-së kur tha se shqiptarët kishin qenë viktima të holokaustit sikur cifutet dhe serbët.

Për të parë videon kliko KËTU