David Beckham fiton shumë marramendëse sa herë që del nga shtëpia: Kjo është arsyeja

Si futbollist, David Beckham ka fituar shuma të mëdha parash, por kjo duket se nuk është asgjë në krahasim me paratë që fiton sot, transmeton Gazeta Metro.

Anglezi i famshëm fiton 55 mijë euro çdo ditë edhe atë në një mënyrë të çuditshme. Ai nënshkroi një kontratë vjetore me vlerë 20 milion euro. Sipas kësaj marrëveshje, ai është i detyruar të përdorë një parfum të caktuar sa herë që del nga shtëpia, të vendos orë të një kompanie të caktuar dhe të veshë veshje të një marke.

“David Beckham është një yll ndërkombëtar dhe emri i tij është bërë një markë”, thuhet në kontratë.

Beckham kohët e fundit zgjeroi biznesin e tij në Maserati, duke u bërë ambasador, dhe gjithashtu konfirmoi se do të luante në serinë e Disney, për të cilën ai nënshkroi një kontratë miliona dollarëshe.

Sidoqoftë, jo gjithçka është si një përrallë në shtëpinë e Beckhams, të cilët vitin e kaluar paguan 25 milion euro për një apartament në Florida.

Gruaja Victoria po bën humbje të mëdha me kompaninë e saj të modës. Sipas raporteve të medias, Victoria Beckham ka bërë një borxh prej 50 milion euro që nga viti 2008. Firmat e auditimit kanë paralajmëruar se humbjet mund të jenë shumë më të larta, por ajo deri më tani ka këmbëngulur për të mbajtur gjallë kompaninë.