Dasmë dhe fëmijë në vitin 2021, Leonora Jakupi zbulon planet

Këngëtarja, Leonora Jakupi si rrallëherë ka folur për jetën e saj private në publik.

Leonora zbuloi detaje që nuk i kemi ditur për jetën e saj private.

Këngëtarja tregoi se do ketë dasmë në vitin 2021 pasi 2020 ia prishi planet për martesë, ajo shpreson të bëjë një dasmë në vitin që vjen, por jo tradicionale.

Po ashtu, Leonora shtoi se dëshiron të ketë fëmijë në vitin e ardhshëm edhe pse ende nuk e ka bërë publike emrin e personit i cili ia ka rrëmbyer zemrën.

“Për vitin 2021 do të doja një fëmijë, domethënë një bebe për mua, jo kukull”, ka thënë Leonora në “Shiko kush luan”.