Covid-i ja merr jetën 1 vjeçarit në Prishtinë

IKShPK sapo ka publikuar rastet e fundit të të prekurve me Covis-19 në vendin tonë dhe mes tjerash edhe atyre që kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Brenda 24 orëve kanë vdekur 4 personave, e në mesin e tyre edhe një 1 vjeçar nga Prishtina.

Po ashtu bëhet e ditur se edhe një 42 vjeçar është viktima tjetër nga ky virus që po morrë shumë jetë.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, thuhet në raportin e IKShPK-së.