Cilat mund të jenë efektet e tarifave amerikane për Shqipërinë, flet eksperti

Cilat mund të jenë efektet e tarifave amerikane për Shqipërinë, flet eksperti
Efekti aktual i tarifave amerikane për Shqipërinë është i ulët. Eksperti i ekonomisë Gavril Lasku mendon se ai duhet lexuar me terma realistë.
“Efekti më i madh është efekti indirekt, nëpërmjet prekjes së Eurozonës. Nëse në Eurozonë do kemi inflacion, rritje çmimesh, atëherë mallrat që ne importojmë nga Europa do të kenë çmime më të larta dhe do të përkthehet në blerje më të shtrenjta për ne. Nëse do ketë rënie ekonomike në Europë, sigurisht që Europa do të ketë më pak fonde për të mbështetur vendet kandidate të BE”, tha eksperti.
ADVERTISING
Për më tepër, kjo lëvizje e Amerikës ndërkombëtarisht mund të shihet si mundësi nxitjeje në Shqipëri.
“Mund të diversifikojmë marrëdhëniet tregtare me vende të ndryshme. Mund të shikojmë nga Lindja e Mesme, nga Turqia, nga vende që nuk janë të lidhura direkt me Eurozonën. Mund të shikojmë një mbështetje më të fuqishme për sektorin prodhues në vend dhe mund të jetë një nxitës për rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rritje të eksportit, standardet e cilësisë për të përballuar më shumë konkurrencën ndërkombëtare”, tha ai
Në një plan më historik, pro edhe fenomenal të tanishëm, sipas ekspertit Lasku, tarifat nuk kanë thjesht leximin e jashtëm si ngarkesë, përfshirë edhe Europën.
“Ka pasur tensione në marrëdhëniet ndërkombëtare mes SHBA-së, Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera. Nuk është çështje te Europa, se Europa është një efekt kolateral sepse në një farë mënyrë Europa është e përfshirë në ekonominë perëndimore nëpërmjet korporatave, që nuk janë kompani me nacionalitete të caktuar por të përziera. Në këtë aspekt ekonomia nuk është thjeshtë amerikane apo europiane, por është ekonomi ndërkombëtare”, u shpreh eksperti./RTSH