Bruno Shemsho: “BBV nuk e fiton Gjesti sepse është pa shkollë!”

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bruno Shemsho. Ai ka folur më shumë mbi ndodhitë e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, si dhe ka analizuar lojën e banorëve. Çfarë mendimi ka ai për secilin prej tyre dhe kë sheh në finale?
Kush mendon ti që nuk e fiton BBV, që është i mbivlerësuar
Do të ishte shumë e parashikueshme që ta fitojë Gjesti, sepse e mbështet Kosova në këtë rast. Kjo lloj mbështetje që po i bëhet, po i bëhet shumë e fryrë, shumë e sforcuar dhe më duket sikur duhet patjetër që ta fitojë ky, sepse po e mbështesim ne. Si me komente, si me mesazhe, si me të gjitha. Dhe nuk mendoj se e fiton Gjesti. Uroj të mos e fitojë Gjesti.
Pse të mos e fitojë ai? Është i gjeneratës Z, 24 vjeç, ndryshe nga fituesit e tre edicioneve të kaluara…
Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Bruno Shemsho. Ai ka folur më shumë mbi ndodhitë e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, si dhe ka analizuar lojën e banorëve. Çfarë mendimi ka ai për secilin prej tyre dhe kë sheh në finale?
Kush mendon ti që nuk e fiton BBV, që është i mbivlerësuar?
Do të ishte shumë e parashikueshme që ta fitojë Gjesti, sepse e mbështet Kosova në këtë rast. Kjo lloj mbështetje që po i bëhet, po i bëhet shumë e fryrë, shumë e sforcuar dhe më duket sikur duhet patjetër që ta fitojë ky, sepse po e mbështesim ne. Si me komente, si me mesazhe, si me të gjitha. Dhe nuk mendoj se e fiton Gjesti. Uroj të mos e fitojë Gjesti.
Pse të mos e fitojë ai? Është i gjeneratës Z, 24 vjeç, ndryshe nga fituesit e tre edicioneve të kaluara…
Ky është problemi. Po ta marrësh për shkak të moshës, po, do ishte një gjë e bukur, sepse është i ri, energjik. Por ai përfaqëson brezin e ri. Nëse e ardhmja është që të mos shkosh në shkollë, të rrish gjithë kohën vërdallë dhe të mos shkosh të punosh… Ka evoluar shumë koha, tani ke internetin, që është mjet informacioni shumë i fuqishëm… Në “Big Brother” duhet të tregosh të gjitha ngjyrat. Unë nuk kam parë ngjyra mjaftueshëm tek ai përveç faktit që është komik, që është gjë shumë pozitive, është me energji, është ngacmues, të çon deri në limite, deri këtu jam shumë ‘okay’…