Bill Gates flet për vaksinën kundër covid-19/ Ja kur mund ti kthehemi normalitetit

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda po vazhdojnë me energji të paparë të promovojnë vaksinën kundër COVID-19.

Fondacioni i tyre do të investoj 70 milionë dollarë, me qëllim që vaksina të shpërndahet njëtrajtshëm në të gjithë botën.

Dyshja i kanë ndarë 50 milionë dollarë për COVAX, projekt ndërkombëtar përmes të cilin duan të sigurohen që 92 vendet me varfra të kenë qasje në vaksinë, dhe 20 milionë dollarë tjerë për koalicionin për inovacione epidemiologjike.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se dëshiron të vaksinën ta marrin 7 miliardë njerëz në mbarë botën. Ndërkohë më parë ai kishte theksuar se vaksina e gjeneratës së dytë do të jetë më e lehtë dhe më e lirë të prodhohet.

Në anën tjetër ai është skeptik për një rikthim të shpejtë në normalitetit. Dje ka deklaruar se “para nesh është një rrugë e gjatë”, pavarësisht faktit se muajin e kaluar tha se “vendet e pasura mund t’i kthehen normalitet deri në fund të vitit të ardhshëm”.

E këto pretendime i ka mbështetur edhe drejtori ekzekutiv financiar i tij Mark Suzamn, i cili theksoi se “luftimi i plotë i pandemisë do të kërkojë përkushtimin më të madh të shëndetit publik”.