Bie ndjeshëm lakorja e Covid, Hoti përgëzon Zemajn për menaxhimin

Kryeministri, Avdullah Hoti, pas rezultateve të fundit me Koronavirus, ku lakorja ka rënë ndjeshëm, ka përgëzuar Ministrin Zemaj dhe stafin shëndetësor për menaxhimin e Pandemisë

Gjatë ditës së sotme u shënuan 42 raste të reja me Covid 19 ndërsa nuk u regjistruar asnjë i vdekur në 24 orë e fundit.

Lakorja e Covid ka rëndë ndjeshëm ditëve të fundit duke e përmirësuar situatën në vend.

Postimi i plotë:
Sot kemi:
● 645 testime për covid-19,
● 42 raste pozitive,
● 0 vdekje,
● 54 të shëruar.

Përgëzime gjithë stafit shëndetësorë, Ministrit Zemaj dhe të gjithë atyre të përfshirë në menaxhimin e situatës.