Biden nga Delaware: Jemi në rrugën e duhur për të fituar zgjedhjet

Kandidati demokrat për President të Amerikës, Joe Biden në një dalje televizive nga Wisconsin, të bërë pak minuta më parë u shpreh optimist se është në rrugën e duhur drejt fitores.

Biden u shpreh se ndihet shumë mirë për rezultatet në Wisconsin dhe Michigan ndërsa deklaroi se demokratët do të fitojnë edhe në Pennsylvania.

Joe Biden sugjeroi po ashtu se as ai as kundërshtari i tij Trump nuk duhet që ta deklarojnë fitoren. s.b/abcnews.al/