BE: ‘Asociacioni’ nuk do të ketë pushtet ekzekutiv e as nuk do të miratoj ligje, siç ka sqaruar Mogherini

Qëndrimi i Bashkimit Europian se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë “nuk do të jetë pushtet paralel dhe nuk do të miratoj ligje të veta,” siç e kishte bërë “shumë e qartë” në Kuvendin e Kosovës që në 6 majin e 2016’s atëkohë Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Europian, Federica Mogherini,

Kështu i ka deklaruar Peter Stano agjencisë serbe të lajmeve Beta, zëdhënës i Përfaqësuesit të Lartë të Komisionit Europian, Josep Borrel, duke ju përgjigjur në lutjen e agjencisë të sqaroj nëse Borrel dhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajcak, edhe sot e mbështesin porosinë e Mogherinit në letrën e dorëzuar vetëm qeverisë së Kosovës, por jo edhe asaj në Beograd, të gushtit të vitit 2015, që Asociacioni nuk do të “ketë autoritet ekzekutiv”.

Përmbajtjen e kësaj letre jo shumë kohë më parë e në Prishtinë e Lajcakut ja kishte bërë me dije sish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e letra mbante datën e nënshkrimit të një dite para marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë për krijimin e Asociacionit.

“Ne do të dëshironim të ju udhëzojmë” shkruhet në përgjigjen e Stanos për Beta “në deklaratën e ish Përfaqësueses së Lartë Mogherini në Kuvendin e Kosovës me 6 maj të 2016’s, në të cilën ajo qartë kishte shpjeguar qëndrimin e Bashkimit Europian”.

Më tej zëdhënësi Stano kishte shtuar, ”kjo është: Asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë nuk do të jetë pushtet paralel brenda Kosovës dhe nuk do të miratoj ligje të veta”.

Federica Mogherini po ashtu kishte theksuar, ceket në përgjigjen e Stano, se Asociacioni “do të themelohet brenda kornizës ekzistuese të ligjeve dhe pushtetit në Kosovë…do të respektoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që nxjerrin përfundime që do të garantojnë, që atëherë kur korniza të caktohet, Statuti i Asociacionit do të reflektoj ligjet kosovare”.

Dhe siç e kishte shpjeguar Mogherini, Asociacioni do t’i “mundësonte komunitetit serb në Kosovë që në tërësi të integrohej në shoqëri”.

Agjencia serbe Beta në kërkesën e tyre ndaj zyrtarëve të BE’së ksihte theksuar se Lajcak, pasi Mustafa i kishte zbuluar letrën e Mogherini, nuk kishte komentuar, mohuar apo konfirmuar përmbajtjen e letrës së ish përfaqësueses së lartë të BE’së.

Agjencia Beta të premten e kaluar kishte kërkuar nga Federica Mogherini, tani rektore e Kolegjit të Europës në Bryzh, të shpjegoj se përmbajtja e kësaj letre ishte mbajtur sekret për qeverinë serbe, siç pretendohet, nga disa politikanë serbë që gjatë tërë kohës ishin të bindur se Asociacioni do të ketë autoritet ekzekutiv.

Agjencia serbe shkruan se deri tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje as nga ish përfaqësuesja apo ndërmjetësit e BE’së në bisedimet mes Kosovës e Serbisë.