Bashkësia Islame e Kosovës tregon kohën e faljes së Bajramit pasi ndërrohet ora

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar për kohën se kur do të falet namazi i Festës së Fitër Bajramit, pasi që sot pas mesnatës ndryshohet ora.

Njoftimin e tyre, BIK e kanë bërë në rrjetin social Facebook.

“Njoftim!

Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës.

Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta përpara, andaj rrjedhimisht edhe oraret e faljes së namazëve do të ndryshojnë.

Për kohët e namazit për nesër dhe për ditët në vijim mund të informoheni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës apo edhe nga aplikacioni i ri.

Kohët e namazit për nesër, e diele – 30.03.2025

Imsaku: 4:39

Lindja e Diellit: 6:14

Fitër Bajrami: 6:59

Dreka: 12:44

Ikindia: 16:17

Akshami: 19:07

Jacia: 20:40” – thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.

Nga rubrika

Back to top button