Banorët e ‘BBVA’ besojnë se Trumpi ka qenë për tri ditë në Shqipëri dhe ka kaluar pushime luksi në Sazan

Në spektaklin e së martës, banorët e Big Brother VIP Albania 4 u vendosën përballë një sfide interesante dhe njëherazi sfiduese: atyre iu prezantuan disa tituj lajmesh, dhe detyra e tyre ishte të dallonin se cilët ishin të vërtetë dhe cilët jo.

Një nga lajmet që shkaktoi më shumë reagime dhe debat mes tyre kishte titullin: “Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”.

Në mënyrë të papritur, shumica e banorëve vendosën të anojnë nga kolltuku i së vërtetës, duke besuar se ish-presidenti amerikan kishte vizituar vërtet Shqipërinë dhe kishte kaluar disa ditë në ishullin e Sazanit.

Por e vetmja që qëndroi skeptike dhe insistoi se lajmi ishte i pavërtetë ishte Loredana. Ajo vazhdimisht i nxiti banorët të anojnë nga kolltuku tjetër, duke argumentuar: “Nuk ka luks në Sazan!”.

Nga rubrika

Back to top button