Babai i Eliza Hoxhës në gjendje të rëndë shëndetësore: U kërkohet ndihmë qytetarëve

Deputetja e PDK’së Eliza Hoxha, ka njoftuar se babai i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, shkruan Gazeta Metro.

Hoxha, përmes një postimi në Facebook kërkoi nga qytetarët që t’i dalin në ndihmë duke i siguruar plazmën e gjakut babait të saj.

Pershendetje miq,

E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin, andaj persona që kane vullnetin e mire dhe sapo e kane kaluar Covidin e që e kanë grupin e gjakut A-Pozitiv apo A-Negativ të lajmërohen në QKUK, Transfuzionin e gjakut për dhurim nesër e pasnesër deri ne ora 14:00.

Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.

Ju faleminderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën.

Ps. Për detaje ju lutem na shkruani edhe në inbox ose mund të lajmëroheni në 044147690.”