Babai i Berat Buzhalës vdes nga koronavirusi

Ka vdekur nga koronavirusi Bashor Buzhala, babai i gazetarit e analstit Berat Buzhala, shkruan Gazeta Metro.


Është vet Buzhala i cili ka lajmëruar në Facebook për një lajm të tillë, ku tha se babai i tij nuk ka mundur t’i mbijeton COVID-19.

Miq dhe mikesha,

Sot ne ora 13.00 vdiq baba i jone, Bashor Gege Buzhala, ne moshen 72 vjecare. Pas nje lufte te gjate me COVID’in ai nuk arriti te fitoje. Ne syte e mi, te vellaut dhe dy motrave, kjo eshte humbja e tij e pare. Ne ishim jashtezakonisht krenare qe e kemi pase nje babe sikur ai. Tash e kemi nanen 🥰.

Baba, pervec prej ne kater femijeve, trashegohet edhe nga dhjete nipa dhe mbesa.

Varrimi eshte neser ne Çabiq. Per shkak te situates se pandemise ai do te zhvillohet vetem ne pranine e familjareve te aferm.

Ju te gjitheve ju falenderoj per interesimin qe e keni tregu gjate gjithe kesaj kohe. Ne te tjeret jemi te gjithe shendosh dhe mire.

T’ati ka lind me 19 mars te vitit 1948 prej prindereve Gege dhe Mane. Ai ishte vet i katerti vella dhe nje moter. Jeta e tij nuk ka qene aspak i lehte. Post mortem i jam mirenjohes per krejt angazhimin qe e ka bere per ne si familje.

Ju dua dhe ju falenderoj paraprakisht per ngushllimet e shprehura.

Leave a Reply

Your email address will not be published.