Avokati Koci: Presidenti është dashur të jetë më transparent rreth procesit të intervistimit

Avokati Arianit Koci ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se intervistimi për disa ditë me radhë i presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, nga Gjykata Speciale në Hagë është procedurë normale dhe se sigurisht presidenti ka vendosur të mos mbrohet në heshtje. Koci thotë se presidenti ësthë dashur të jetë më transparent rreth ftesës për shkak të poztiës që ai mban.

“Për faktin që është thirrur në cilësinë e presidentit, atij i është dashur të treohet më transparent. Po të ishte qytetarë i rëndomtë nuk do të kishte rëndësi. Por si president është dashur të jetë më transparent”, thotë ai.