Atdheu ia mori njërën nga vajzat Saimirit të “Love Story”

Konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina në fillim kishte pëlqim për Anën, e cila më pas u largua pas një skandali me njërin nga ish-konkurrentet, më pas pati takime me Melisën dhe Sindin, por që nuk është i fokusuar vetëm të një vajzë.

Ai gjatë mbrëmjes së djeshme, është parë nën shoqërinë e njërës nga vajzat e emisionit tjetër të dashurisë “Love Story”, i cili protagonist kryesor është Saimiri.

Drita Perhati ka postuar një video së bashku me Atdheun të cilët shihen duke kërcyer dhe të lumtur së bashku.