ATA QË PO AKUZOHEN PËR ÇORODINË E PASLUFTËS, HAIRIN IA PAFSHIN – THOTË KRAKI

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, se lufta e Kosovës ka qenë e drejtë, por s’mund të mohohet se ka njerëz që e kanë çoroditur pasluftën, njofton Insajderi.

Sipas Krakit, kjo çoroditje i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës e bashkë me këtë dëm është devijuar edhe qëllimi i vetë luftës.

“Lufta jonë ka qenë e drejtë, por duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktuar dëm tragjik Kosovës dhe e ka deviju qëllimin e vetë luftës për liri e shtet”, shkruan Kraki.

Edhe më zi, krahas këtyre ish-trimave janë fuqizuar edhe shumë mercenarë e sekserë që kurrë pushkë as luftë me sy s’kanë pa”.

Profesori shkruan se përveç devijimit të “trimave”, si shkak i gabimeve të tyre kanë gjetur rehati dhe akomodim edhe shumë të tjerë, që dikur mund të kenë qenë bashkëpunëtorë të regjimit serb.

“Sot, falë tyre, këtyre trimave d.m.th, edhe ish bashkëpunëtorët e zellshëm të regjimit serb (apo pasardhësit e tyre) janë rehabilituar e fuqizuar, dikush diplomat, dikush analist, dikush profesor, dikush deputetë”.

“Kështu që, kushdo që akuzohet për çoroditë e pasluftës, hairin ia paftë dhe drejtësia fitoftë”